Lajm i fundit/ Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri një premtim publik aleatëve të tij politikë, duke siguruar se sistemi zgjedhor i ardhshëm në Shqipëri do të vendoset në bashkëpunim të ngushtë me ta.
Gjatë një takimi me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, Berisha theksoi rëndësinë e një përzgjedhjeje të përbashkët të sistemit që opozita e konsideron më të dobishëm, duke garantuar që çdo vendim do të merret me konsensus dhe mirëkuptim mes forcave politike pjesëmarrëse.
“Më konkretisht, nga viti 1991 gjer sot, Shqipëria ka pasur sisteme të ndryshme për zgjedhjen e deputetëve nga mazhoritar tek proporcional dhe pseudomazhoritar. Së fundmi rajonal.
Natyrisht nuk mund të them se PD nuk ka pasur rolin kryesor në këto përcaktime së bashku me PS që kanë qenë dy forcat politike kryesore.
Por në këtë situatë, unë dua t’u garantoj për vullnetin e plotë të PD, të përcaktojmë së bashku atë sistem që ne si forca politike opozitare e konsiderojmë më të dobishmin.
Pra, pa asnjë lloj pretendimi që ne do të qëndrojmë në përzgjedhjen tonë pa mirëkuptimin dhe ujdinë me ju.
Le të bëjmë ne këtu një përzgjedhje të përbashkët.
Ne kemi përfaqësuesit tanë në komisionin e reformës elektorale, të cilët do jenë avoketërit e propozimeve tona, të ujdisura, të rëna dakord që ne mendojmë se është sistemi më i përshtatshëm për zgjedhjet në Shqipëri”, u shpreh ai.
Top Channel