Asnjë përballje me aziatikët, por në Japoni kanë luajtur kapiteni i Kombëtares dhe disa shqiptarë të tjerë

05/12/2025 21:30

Në rast se do të kualifikohet, Shqipëria do të luajë në Grupin F të Botërorit 2026, aty ku do të ketë përballë Holandën, Tunizinë dhe Japoninë.

Me këtë të fundit, kuqezinjtë nuk janë ndeshur kurrë në historinë e tyre, por disa shqiptarë kanë luajtur në kampionatin e aziatikëve.

Një prej tyre është ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, i cili në vitin 2003 kaloi nga Tirana te skuadra e Yokohamas. Aty ai qëndroi vetëm një vit për t’u rikthyer më pas në Skoci, te skuadra e St. Johnstone.

Një tjetër ish-futbollist i Kombëtares që ka luajtur në Japoni është Besart Berisha, i cili në vitin 2018 u transferua nga Melbourne Victory drejt Sanfrecce Hiroshima, ku gjithashtu qëndroi vetëm një vit, për t’u rikthyer në Australi te Western United.

Një tjetër futbollist shqiptar, por i përfaqësueses së Kosovës, i cili ka luajtur në Japoni, ka qenë Benjamin Kololli. Ai qëndroi për plot 3 vite te skuadra e Shimizu S-Pulse, për të kaluar në vitin 2024 te Baseli.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta