“Violinat e shpresës”, koncerti me instrumente muzikore artefakte nga kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit do të organizohet në 2026 në vendin tonë

04/12/2025 11:34

Koncerti “Violinat e shpresës” me instrumente muzikore artefakte nga kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit pritet të mbahet vitin e ardhshëm në vendin tonë.

Kështu njoftoi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit gjatë takimit me maestro Shlomo Mintz, një ndër figurat më të shquara të muzikës klasike botërore, violinist dhe dirigjent, që ka interpretuar me orkestrat dhe dirigjentët më prestigjiozë të botës.

Ata diskutuan mbi mundësitë për të sjellë vitin tjetër këtë organizim madhështor në Shqipëri. Violinat e Shpresës kanë vizituar disa qytete, përfshirë Paris, Francë; Jerusalem, Izrael; Sion, Zvicër; Madrid, Spanjë; Charlotte, SHBA; Monte-Karlo, Monako; Romë, Itali; Cleveland, SHBA; Meksiko Siti, Meksikë; Sarasota, SHBA; Buenos Aires, Argjentinë.

Projekti ofron gjithashtu një ekspozitë me mbi 40 instrumente dhe historitë e tyre individuale. Ajo është shfaqur tashmë në Charlotte, Karolina e Veriut; në Muzeun Maltz të Trashëgimisë Hebraike në Cleveland, Ohio; në Nashville, Tennessee; në hollin e Filarmonisë së Berlinit, Gjermani, dhe në shumë vende të tjera.

Në takim fol më gjerë mbi ide e nisma të përbashkëta që do të pasurojnë jetën kulturore të vendit dhe do të mbështesin brezat e rinj të muzikantëve, duke përfshirë potencialin për masterkurse dhe programe që reflektojnë përvojën e tij të gjerë si themelues, drejtues artistik dhe anëtar jurish në konkurse ndërkombëtare nga më të njohurat”, njofton ministri Gonxhe.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta