Vijojnë protestat në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë/ Ja në cilën orë do të “paralizohet” lëvizja

04/12/2025 10:13

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet kufitare greke, sot nga ora 18:00 deri në 21:00 aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që po zhvillohet nga fermerët.

Gjatë këtij intervali do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Policia kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta