Vijojnë protestat në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë/ Ja në cilën orë do të “paralizohet” lëvizja
Një konflikt familjar në Levan të Fierit ka çuar në arrestimin e tre anëtarëve të së njëjtës familje, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Dyshohet se shtetasit me iniciale H. M., 42 vjeç, (burri) L. M., 42 vjeç, (gruaja) djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj të afërmve dhe kanë dëmtuar automjetet e tyre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier: -arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit;”, thuhet në njoftimin e policisë
Top Channel