Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 22 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 54-vjeçari

04/12/2025 10:26

Një 54-vjeçar është proceduar pasi tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë mbi 22 mijë euro të padeklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta