Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, procedohet 36-vjeçari
04/12/2025 11:08
Një 36-vjeçar është proceduar pasi tentoi të fuste në Shqipëri 240 mijë euro të padeklaruara.
Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Uniformat blu kanë sekuestruar paratë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel