“Harrove që më luteshe të të gjeja punë”/ Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, un aq kam pasurinë Në Konferencën Ministrore të OSBE-së, që po zhvillohet në Vjenë, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, kërkoi njohjen e Kosovës, si një element kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Paqja, stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor mbeten një përparësi thelbësore për Shqipërinë. Njohja e Kosovës si një vend i pavarur dhe sovran duhet të jetë hapi i parë në këtë drejtim. Ne duhet t’i rezistojmë pa mëdyshje ndërhyrjeve të jashtme, provokimeve dhe lojërave politike që kërcënojnë të pengojnë progresin”, tha Spiropali.
Në Ministerialin e OSBE-së, shefja e diplomacisë shqiptare rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë dhe llogaridhënien përballë agresionit rus në Ukrainë.
“Shqipëria mbështet plotësisht iniciativat që synojnë të arrijnë një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë, bazuar në respektin për të drejtën ndërkombëtare dhe për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për sakrificat e saj deri më tani”, shtoi ajo.
Në fjalën e saj në OSBE, ministrja Spiropali vlerësoi dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, teksa tha se nga vendi më i izoluar në Evropë, ka kaluar në atë më pranë pranimit në BE.
Top Channel