Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, ku në rend dite janë parashikuar disa projektligje dhe projektvendime me rëndësi për funksionimin institucional dhe proceset integruese.

Seanca do të nisë me shqyrtimin e Raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024, i cili përmbledh performancën e institucionit dhe rekomandimet për përmirësime.

Në fokus po ashtu do të jenë edhe projektligjet për infrastrukturën hekurudhore dhe marrëveshjet financiare që synojnë mbështetjen e investimeve në transport. Po ashtu, seanca përfshin shqyrtimin e ndryshimeve në disa ligje sektorale, nga shëndetësia te mbrojtja e konsumatorit.

Diskutime të tjera pritet të zhvillohen mbi emërime institucionale dhe çështje që lidhen me funksionimin e administratës publike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta