Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Një studim i ri sugjeron se përhapja e shpejtë e Murtajës së Zezë në Evropë gjatë shekullit të 14-të mund të ketë lidhje me një shpërthim vullkanik masiv. Murtaja vrau midis një të tretës dhe gjysmës së popullsisë evropiane, por shkaku i pandemisë ka mbetur i paqartë deri tani.
Shkencëtarët nga Kembrixhi dhe Gjermania kombinuan të dhëna mjedisore dhe historike dhe gjetën prova të grimcave të hirit vullkanik në shtresat e akullit të Antarktidës dhe Groenlandës, që tregojnë për një shpërthim tropikal rreth vitit 1345. Ky ngjarje shkaktoi mjegull hiri dhe squfuri, duke sjellë mot të ftohtë dhe të lagësht, si dhe dështime të të korrave.
Sipas ‘Sky News’, Dr. Martin Bauch nga Instituti Leibniz tha se ndikimi i shpërthimit në furnizimin me ushqim ishte hapi kryesor që çoi më pas në pandeminë. Uria e pasuar bëri që qytetet detare italiane të importonin drithëra nga Hordhia e Artë, duke transportuar me to pleshtat e infektuar me bakterin Yersinia pestis. Pasi mbërritën në Itali, pleshtat përhapën sëmundjen në minj dhe njerëz, duke shkaktuar katastrofën në të gjithë Evropën.
Profesori Ulf Buentgen nga Kembrixhi theksoi se kombinimi i faktorëve klimatikë, bujqësorë, shoqërorë dhe ekonomikë përfaqëson një shembull të hershëm të pasojave të globalizimit. Ai paralajmëroi se ngjarje të ngjashme zoonotike, të nxitura nga ndryshimet klimatike, mund të jenë më të shpeshta në botën e sotme të globalizuar, duke marrë parasysh përvojën me Covid-19.
Top Channel