Kishin marrë me qira një apartament për të ushtruar prostitucion, nis hetimi për dy të reja në Tiranë
04/12/2025 09:32
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për dy të reja, R. O., 20 vjeçe, dhe R. D., 22 vjeçe, si dhe për një 20-vjeçar, M. K.
Sipas hetimeve paraprake, dy vajzat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament ku ushtronin prostitucion.
Ndërkohë, i riu M. K. dyshohet se kishte ofruar para për të përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Top Channel