Publikohet sondazhi: Gjysma e europianëve e shohin Donald Trump si “armik të Europës”
Gjatë prezantimit të rendit të ditës në seancën plenare të kësaj të enjte, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit për interpelancë me kryeministrin Rama.
Sipas Peleshit, çështja e Belinda Ballukut është në Gjykatën Kushtetuese dhe përpjekjet politike për të nxjerrë një vendim mund të ndikojnë te ligji.
“Kërkesa nuk duhet pranuar, sepse çështja është nën hetim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik, para se të jepet vendimi kushtetues mund të ndikojë te ligji. Argumentet i kam parashtruar në shkresën e paraqitur më herët”, tha ndër të tjera Peleshi.
Pas fjalës së Bardhit, me 74 vota kundër dhe 17 pro, Kuvendi e rrëzoi kërkesën për interpelancë me kryeministrin.
Top Channel