“Mos na i merrni fëmijët”/ Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi: M’u trondit shpirti!
Vijon me debate seanca maratonë e kësaj të enjteje në Kuvend.
Teksa në foltore fliste deputeti i PD Flamur Noka, kërkoi të merrte fjalën socialisti Ardit Bido. Kaq mjaftoi që Noka ta ‘sulmonte’ duke u shprehur se “Gjiopeja është varri i tij politik”.
Nuk mungoi nga ana tjetër as reagimi i Bidos, i cili iu drejtua “sa bën kostumi jot, aq kam pasurinë”.
Noka: Kur të vijë çështja e Gjipesë ngrije dorën ti, ai do jetë varri yt ligjor dhe politik. Gjipeja, pusho! Të pickova ku të dhemb fort. E di ti ku fle lepuri. Lepuri fle në Gjipe. Aty te 22 hektarët, por mos kujto se kreu i narkos do jetë i gjatë. Jo,jo, ajo Gjipeja do të bëhet makthi yt. Sepse ti ke urdhëruar dhe je hartues i një falsifikimi, ideatori i vjedhjes së pronës së himariotëve. E di që e ke gjumin e prishur, e mbaj mend kur qaheshe të unë të të ndihmoja me ndonjë punë e betoheshe se ishe i PD-së. Të njoh mirë, Ja është dëshmitar Bujari dhe Shpëtim Idrizi ishe gati të fshije këpucët, nuk ta zgjidh dot hallin. Gjipeja s’do të lësh të flesh gjumë deri kur të shkosh te vendi. Ka shumë socialistë këtu por nuk preken se lugën e çorbës nuk e kanë ngrënë të gjithë
Bido: Opozita të mos flasë për historinë e kombit se na e bën pis. Më kujtohet në zgjedhjet e kaluara sesi kandidati shënonte ‘flamuris nokas’. Nuk pres të dijë as kush e ka ngritur flamurin e as ku e ka ngritur Flamurin. Sa bën kostumi yt sot, është pasuria ime sot. I bie në moshën 14-vjeçare sipas Nokës kam futur një dokument. Sa i përket asaj që kam kërkuar punë te ti, që në moshën 19-vjeçare kam marrë 1 mln lekë. Diferenca është të jesh i pasur pa punuar asnjë ditë.
Top Channel