“Qyteti ilir i Bylisit dhe fondet e Brukselit”/ Studiuesi ngre pikëpyetjet: Ku shkoi fondi prej 6.2 milionë eurosh i dhënë në vitin 2018 Rajoni i Korçës ashtu si gjithë vendi përballet me sfida që lidhen me gërmimet e paligjshme në kërkim të objekteve dhe sendeve me vlerë të trashëgimisë kulturore të cilat në formën aktuale të ligjit nuk klasifikohen si vepër penale çka ngre nevojën për ndryshime ligjore e po ashtu nevojitet një koordinim më i mirë ndërmjet aktorëve lokalë për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të objekteve kulturore.
Në këtë drejtim, mbështetja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri po luan një rol të rëndësishëm, duke fuqizuar institucionet dhe aktorët lokalë në përpjekjet e tyre për parandalimin e gërmimeve të paligjshme dhe trafikimit të objekteve kulturore.
Vitet e fundit, në qarkun e Korçës janë konstatuar disa raste të gërmimeve të paligjshme dhe tentativave për trafikim të objekteve të trashëgimisë kulturore, çka tregon se problematika vijon të jetë e pranishme dhe kërkon veprim të koordinuar.
Gjatë një tryeze të rrumbullakët që u zhvillua në Korçë ku ishin të pranishëm aktorët lokalë, ekspertët theksuan se ruajtja e trashëgimisë kulturore nuk mund të jetë efektive pa ndërgjegjësimin dhe angazhimin e komunitetit lokal. Banorët, veçanërisht ata që jetojnë pranë zonave të mbrojtura, luajnë një rol kyç në raportimin e rasteve të dyshimta dhe në mbrojtjen e vlerave kulturore që i përkasin të gjithë shoqërisë.
Top Channel