Arrestimi i 29-vjeçarit në Përrenjas, reagon policia: Akuzohet për vrasjen me paramendim të Edmond Hykës
IMT dhe Policia Bashkiake Vlorë kanë vijuar këtë të mërkurë aksionin për lirimin e hapësirave publike, i cili aktualisht është përqendruar në zonën e rrugës Transballkanike.
Sipas informacioneve zyrtare, deri më tani janë hequr 251 struktura të ndryshme, që nga momenti i nisjes së operacionit, i cili fillimisht u shtri në Lungomare dhe më pas në zona të tjera të qytetit të Vlorës.
IMT Vlorë bën me dije se janë evidentuar edhe rreth 120 struktura të tjera që zënë hapësira publike përreth bizneseve të ndryshme përgjatë rrugës Transballkanike, dhe pritet që aksioni i sotëm të vijojë gjatë gjithë javës.
Lirimi i hapësirave publike është cilësuar i domosdoshëm edhe nga vetë qytetarët e Vlorës, të cilët kërkojnë që aksioni të shtrihet më në thellësi të lagjeve, ku ende ka problematika dhe ku lëvizja e këmbësorëve është e vështirë.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur fillimisht në muajin korrik, duke përfshirë zonën e Lungomares, ndërsa tashmë po vijon në zona të tjera të qytetit.
Deri më sot janë larguar 251 struktura, dhe pritet që struktura të tjera të ngjashme të hiqen në Transballkanike, por edhe në pjesë të tjera të Vlorës.
Top Channel