Tragjedi brenda një familjeje në Lushnjë/ Disa orë pas babait ndërron jetë edhe i biri, u shtri për tu qetësuar por…

03/12/2025 22:32

Një ngjarje e rëndë është raportuar brenda pak orëve në Lushnjë, ku babë e bir kanë humbur jetën.

Në familjen Qokaj, i pari i shtëpisë, 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj, ka ndërruar jetë.

Teksa pak orë pasi i biri, 49-vjeçari Besnik Qokaj, i kishte dhënë lamtumirën babait të tij, ka ndërruar jetë.

Një ditë më parë ai njoftoi humbjen e të atit, por në mbrëmje teksa është shtrirë për tu qetësuar, u gjet i pajetë nga familjarët.

Bashkëshortja ka shkuar për ta zgjuar nga gjumi, por Besnik Qokaj nuk ka reaguar, e më pas u konstatua i vdekur.

Personat që e njihnin Besnik Qokajn e përshkruanin si një njeri të rrallë dhe model për qytetin e Lushnjës.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta