Policia e Lezhës konfiskon 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, 29 asete të konfiskuara në 2 muaj

03/12/2025 14:09

9 pasuri të përfituara nga veprimtaria kriminale janë sekuestruar nga Policia e Lezhës pas ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sakaq blutë bëjnë me dije se gjatë dy muajve në Lezhë janë sekuestruar 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².

Njoftimi i plotë:

Lezhë / Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.

✅ Gjatë 2 muajve të fundit janë sekuestruar në qarkun Lezhë, 29 pasuri

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së,  të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.

Pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m².

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta