Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri
Plagosje me thikë në Qerret të Katundit të Ri në Durrës.
Pas një konflikti për motive banale, një i ri është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Haxhi Shehu ka mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar si autor është Egzon Sinani, i cili është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel