Video/ Ukraina godet tubacionin e naftës Druzhba në Rusi, rrezikohet furnizimi i Hungarisë dhe Sllovakisë Kremlini i mohoi raportet që mbushën mediat botërore sipas të cilave pesë orë bisedime me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff nuk mjaftuan për ta bindur Vladimir Putinin për planin 28 pikësh të paqes me Ukrainën, për miratimin e të cilit Shtetet e Bashkuara janë angazhuar maksimalisht
Në Moskë tani thonë se është gabim të pretendohet se Vladimir Putin hodhi poshtë të gjithë pjesët e planit amerikan që synon fundin e konfliktit.
“Nuk do të ishte korrekte të thuhej se Presidenti Putin hodhi poshtë propozimet e SHBA-së për paqe gjatë bisedimeve me Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Dje ishte hera e parë që u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë mendimesh. Diçka u pranua, diçka u shënua si e papranueshme. Ky është një proces normal pune dhe një kërkim për kompromis”, tha Dmitry Peskov.
Peskov refuzoi sakaq të zbulonte ndonjë detaj të negociatave. “Ekziston një lloj mirëkuptimi se sa më të rrethohen me qetësi të tilla bisedime, aq më produktive janë ato. Ne do t’i përmbahemi këtij parimi dhe shpresojmë që edhe homologët tanë amerikanë ta bëjnë këtë, ishte komenti i tij. Deklarata e zëdhënësit të Kremlinit erdhi pak pas pohimeve të kreut të NATO-s, Mark Rutte, sipas të cilit Rusia po përgatitet për një përballje afatgjatë. Këtë, Rutte e bëri të qartë edhe në tryezën e rrumbullakët që ministrat e jashtëm të aleancës zhvilluan me urgjencë.
“Rusia vazhdon të testojë aftësinë tonë parandaluese. Duhet të kuptojmë të gjithë se po përballemi me rreziqe reale dhe afatgjata. Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të aleancës me avionë dhe me dronë, ka kryer sabotime e ka dërguar anije spiune në ujërat e saj. Të gjitha këto veprime janë të pamatura dhe të rrezikshme”, tha ai.
Rutte shtoi se Rusia po “punon ngushtë” me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “për të dëmtuar shoqëritë tona dhe për të shkatërruar rregullat globale”. Vendet e NATO-s po “rrisin investimet në mbrojtje, por të gjithë duhet të kontribuojmë”, theksoi ai.
Top Channel