“Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare”/ Guvernatori Gent Sejko: Inflacioni mbetet në nivele të ulëta, lufta solli rritje të fortë të çmimit të naftës Mes diskutimesh të shumta paketa fiskale ka marrë dritën jeshile në komisionet parlamentare pas javësh diskutimesh.
Nga projektligji mbi skemën e TVSH, rivlerësimi, paqja fiskale, fshirja e detyrimeve tatimore dhe doganore e deri tek transaksionet në cash dhe sistemi i taksave vendore u votuan së fundmi nen për nen me pak ndryshime në komisionin e ekonomisë, punësimit dhe financave.
Duke nisur nga skema e rimbursimit të TVSH, ndonëse deputetët kërkuan zgjerimin e kategorive përfituese nëpërmjet amendimeve të paraqitura, projekt-ligji mori votat për në parlament nga shumica.
“Amendimet së pari kanë lidhje me futjen në këtë skemë të dy grupeve të rëndësishme që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit. Propozoj në nenin 1 pika 1 dhe 3, të riformulohen.
-prodhuesit bujqësor që auto-faturohen nga subjektet e TVSH
-prodhuesit bujqësor që janë subjektet e TVSH dhe lëshojnë faturë shitje për produktet e shitura. Pjesë e rëndësishme e formalizuar e tregut dhe këta nuk përfitojnë sot.
-prodhuesit bujqësor që auto-faturohen nga biznesi vogël por s’janë subjekt I tvsh. Si pash baxhot dhe këta duhet të përfshihen.
Pika 3: kompensimi është I përmuajshëm dhe bëhet automatikisht nga organet tatimore në fund të muajit. Ndërkohë është bërë 1 herë në 6 muaj sipas parashikimit. Në nenin 4 fjalia 6 mujore të zëvendësohet me 1 mujore”, tha Eno Bozdo.
“Pozicioni ynë është që skema do qëndroj kjo që është se ne jemi në proces përafrimi me direktivat e BE dhe kështu siç jemi i përafrohemi lehtësisht”, u shpreh Endrit Yzeiraj-zëvendësministër i Financave.
“Propozimet o janë profesionale dhe merren parasysh dhe jo profesionale që nuk merren. Dhe propozime profesionale që s’merren parasysh këtu kemi parë. Kushtetuta thotë Taksat këtu I ndryshon kuvendi dhe jo qeveria”, deklaroi Erion Braçe-deputet i PS.
Miratimin mori dhe projektligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe marrëveshja e paqes fiskale pavarësisht propozimeve të deputetëve por me një ndryshim të propozuar nga deputeti Erion Braçe.
“Të përfshihen në skemën e lehtësimit edhe detyrimet e tjera vendore më të vjetra se 10 vite, që bizneset të kenë mundësinë t’i shlyejnë me pagesë të 50% të vlerës, ndërsa 50% e mbetur të falet”, tha Braçe.
Sa i përket rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është tashmë e vendosur një normë 5%, ndërsa për procedurat tatimore bizneset s’do të kenë mundësinë më shumë se 100 mijë lekë cash dhe individët 500 mijë lekë. 3 projektligjet e mbetura morën miratimin ditën e martë.
Tashmë paketa fiskale është gati për tu miratuar apo jo në seancën plenare.
Top Channel