Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës/ Zbardhet ngjarja: Autorët babë e bir, shkaku…
Aktorja Egla Ceno ka njoftuar dorëheqjen si aktore në Teatrin Skampa të Elbasanit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Egla Ceno shkruan se i është ndërprerë rroga, për shkak se ka marrë pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental. “Keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit, 550 lek te vjetra rrogë”-thotë Egla.
“Falenderim publik për Teatrin “Skampa” për “bashkëpunimin” që kam patur deri sot. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme; sidomos momenti kur u vendos të hiqej paga ime vetëm se mora pjesë në shfaqjen “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental (të paktën ky ishte preteksti që mu komunikua) Një veprim “artistik” me plot finesë, që flet shumë për mënyrën se si vlerësohet puna, artisti dhe njeriu.
Sa për dirigjencën? Bravo. E goditët me stil të vërtetë të lartë “vendimmarrjen kreative”. Kaq kam për dirigjencën! Zoti qoftë me ju, keni dy muaj që më hiqni bebelinat e mamit (550 lek te vjetra rrogë)
Vijoj përpara, më e fortë dhe më e qartë se kurrë për çfarë meritoj dhe çfarë nuk pranoj.
E dua pafundësisht Skampën dhe Elbasanin dhe jam vetëm mirënjohëse për dashurinë e publikut.
Kjo është një histori drejtorllëku por unë “luftën” e kam me skenën jo me drejtorllëkun, prandaj i mrekullueshmi Elbasan, të lutem prano dorëheqjen time. Ju kam në zemër“-shkruan Egla.
Top Channel