“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën Me rolin e “Babait” në shfaqjen e Teatrit Eksperimental, Viktor Zhusti u vlerësua me çmimin e aktorit më të mirë në Festivalin Mbarëkombëtar, që u mbajt në fund të nëntorit në Prishtinë.
Pas kthimit nga Kosova, trupa e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” vijon punën për disa vepra që do të shfaqen për publikun gjatë dhjetorit. Muaji i fundit i vitit vjen me tre shfaqje premierë. Pas “Nënës’ dhe “Babait”, triologjia e Florian Zeller do të përmbyllet me veprën “Djali” që do të vijë për herë të parë për publikun shqiptar. Ndërsa në ditët e fundit të vitit do të kemi mundësi të shijojmë një vepër të absurdit, më të njohurën e shkrimtarit Albert Kamy.
“Kemi një premierë për fëmijë ‘Bufalo’ dhe dy premiera për të rritur, ‘I huaji’, që do të vijë në 19 dhjetor dhe ‘Djali i Zeller’. Me këtë rast, mbyllim edhe triologjinë familjare të këtij autori të jashtëzakonshëm bashkëkohor. Jemi në përfundim të shfaqjes ‘I huaji’ të Kamy, me regji të një regjisori italian”, shprehet Gjergj Prevazi.
Me një kalendar të ngjeshur, teatri mirëpret fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit në shfaqje të dedikuara për ta.
“Çdo fundjavë, do të kemi shfaqje për të rritur në mbrëmje dhe për fëmijë në mbrëmje. Në kuadër të programit ‘Edukim përmes artit’ kemi shfaqje me shkolla dhe kopshte. Deri në ditët e fundit të viti, jemi plot me aktivitete”, shton Prevazi.
Si një institucion që përkrah artistët e rinj, edhe në planin për vitit e ardhshëm, Teatri Eksperimental do të ketë vazhdimisht audicione, thekson drejtori Gjergj Prevazi: “Është në strategjinë tonë që në çdo institucion të përfshihen aktorë, regjisorë, kompozitor të rinj”.
I vendosur në ambientet e Arturbinës, “Kujtim Spahivogli” funksionin prej 11 vitesh si një teatër gjithëpërfshirë, edukues dhe argëtues.
Top Channel