EMRI/ Garazhe, apartamente dhe makinë, SPAK sekuestron pasuritë e të akuzuarit për ushtrim korrupsion ndaj funksionarëve publikë Pas takimit në Tiranë me kandidatët e PD më të votuar të listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit, Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti janë ndalur sot në Durrës për të takuar demokratët.
Salianji u shpreh se demokratët dhe Shqipëria po thërrasin, dhe kjo është arsyeja e këtyre takimeve.
Ai tha se demokratët janë lodhur dhe “për mua kjo është plaga më e madhe dhe çdo drejtues duhet ta shohë këtë”.
“Sot jemi mbledhur këtu sepse demokratët janë duke thirrur. PD duhet të përgatitet për ndryshimin që të gjithë po presin, dhe fillon më demokratët. Të tilla takime do krijojnë valë të re të rëndësishme në PD. Sot Shqipëria nuk po qeveriset, po plaçkitet. Gjithçka në Shqipëri komandohet nga një dorë e vetme. Do na urrejë çdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi në kohë shqetësimit të tyre”, tha Salianji.
“Është salla plot. Ka edhe njerëz jashtë. Është me shumë rëndësi që cilido prej politikanëve, sidomos ata të PD-së, të kthehen te njerëzit. Te kafenetë, te takimet, që të bëjmë të mundur zgjimin e PD-së dhe ngritjen e saj. Do të jem në çdo takim të demokratëve, për t’i dëgjuar njerëzit dhe për të ndarë mendimet se si PD mund të bëhet alternativë që mund ta mundë Edi Ramën.
Në këtë takim janë të gjitha strukturat e PD-së. Janë lista më e votuar e PD-së në Durrës. Janë njerëz që nuk kanë pasur përfaqësim për të qenë pjesë e strukturave. Ne kemi menduar, ashtu si edhe organizatorët, që të jetë një format ku të flitet hapur dhe qartë, për të çuar mendimet atje ku duhet.
Qëllimi i çdo takimi është ringritja dhe zgjimi i PD-së. Ky është i vetmi qëllim imi”, tha Salianji për mediat para se të futej në takim.
Top Channel