“Më keni hequr pampersat e mamit”/ Aktorja Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri Skampa: S’më japin rrogën Në Teatrin “Bylis” të Fierit u mirëprit mbrëmjen e djeshme shfaqja “Çdo gjë e shkëlqyer”, një vepër që u ndoq me shumë interes nga publiku fierak.
Aktori i njohur i trupës së “Portokalli” Ledjo Lako, nën regjinë e Altin Bashës, solli një performancë të veçantë, ku loja aktoriale ndërthurej vazhdimisht me ndërveprimin me spektatorët, të cilët në disa momente u bënë pjesë aktive e shfaqjes.
“Çdo gjë e shkëlqyer” është një monodramë që trajton me delikatesë temat e dashurisë, vështirësive emocionale dhe gëzimeve të vogla që e mbajnë njeriun të lidhur me jetën. Ngjarja rrëfehet përmes një liste simbolike “gjërash të shkëlqyera”, e cila nis nga kënaqësitë më të thjeshta dhe vazhdon të zgjerohet gjatë viteve, duke u bërë një mënyrë reflektimi dhe përballje me sfidat.
Shfaqja mbyllet me mesazhin se, pavarësisht vështirësive që mund të kalojë çdo njeri, jeta mbetet e mbushur me dritë dhe arsye për t’u ringritur.
Top Channel