Bisedimet për paqen në Ukrainë, sekretari i Kombeve të Bashkuara, Guterres: Mos harroni parimet e së drejtës ndërkombëtare

03/12/2025 17:58

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje atyre që janë të përfshirë në bisedimet e paqes në Ukrainë të mos harrojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa debati mbi territorin vazhdon.

“Së pari, ishte Rusia ajo që pushtoi Ukrainën, jo e kundërta. Dhe së dyti, kur e shohim konfliktin, zgjidhja e konfliktit duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, që do të thotë respekt për integritetin territorial të shteteve”, thotë Guterres në një intervistë për Reuters.

Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia është dënuar dhe shpallur i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, Putini pretendon se ato tani janë territor rus.

“Shkelja e këtyre rregullave është jashtëzakonisht e rrezikshme sepse kudo në botë njerëzit do të ndiejnë se mund të bëjnë çfarë të duan sepse e drejta ndërkombëtare nuk ka më rëndësi”, thotë Guterres.

“Shpresoj që mënyra se si do të përfundojnë negociatat do t’i respektojë këto parime, edhe nëse e kuptoj se kjo nuk do të jetë e lehtë”, përfundoi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta