Balliu në Komisionin e Mbrojtjes: Qeveria kërkon të fusë në ligj abuzimin, jo sigurinë

03/12/2025 13:31

Zv. kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Balliu, u përplas sot me zëvendësministren e Infrastrukturës gjatë një debati në komision.

“Fillimisht dua të di, kush do t’i firmosë këto ndryshime në Kodin Rrugor?” – tha  Balliu.

Ai theksoi se “rrugët që ndërton kjo qeveri janë vetë burimi i pasigurisë, sepse ndërtohen për të vjedhur, jo për t’u shërbyer qytetarëve”

“Projektligji është bosh: pa analiza, pa studime dhe pa transparencë. Qeveria justifikohet me BE-në, por lë rregullat kryesore – peshat, përmasat dhe standardet – t’i vendosë më vonë me vendime të Këshillit të Ministrave. Kjo do të thotë më pak kontroll, më shumë abuzim dhe zero garanci për qytetarët,” tha Balliu.

Ai përfundoi duke deklaruar se Shqipërisë i duhet një ligj i qartë, “jo një dokument formal që fsheh vendimmarrjen dhe shmang përgjegjësinë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta