Mashtroi disa persona duke u marrë shuma parash pa hapur asnjë proces gjyqësor, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq avokaten
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Kërkesa i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Në letrën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se në Progres-Raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ndër të tjera evidentohet se: “……Politizimi i emërimeve parlamentare në pozitat e larta të organeve kushtetuese apo institucioneve të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze.”.
“Në këtë kuptim, procesi i emërimeve vijuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë në të gjitha organet e pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, duhet të jetë transparent dhe pjesë e një procesi konsultimi të sinqertë mes të gjitha grupeve parlamentare, me synim ruajtjen e pavarësisë së këtyre organeve dhe respektimin e parimit të meritokracisë”, thuhet në letrën që Gazment Bardhi i ka drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe për dijeni grupeve parlamentare dhe Trupit Diplomatik në vend.
Sipas grupit parlamentar të PD, “procesi duhet të garantojë ndërveprimin e sinqertë dhe gjithëpërfshirës të të gjitha grupeve parlamentare në emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, sipas rregullave parimore të përcaktuara paraprakisht dhe që i bëhen të njohura opinionit publik dhe kandidatëve përkatës”.
Konkretisht, grupi parlamentar i PD ka propozuar këtë formulë të bashkëveprimit midis grupeve parlamentare:
Në përfundim, grupi parlamentar i PD thekson se opozita mbetet e vendosur për t’u angazhuar në procesin parlamentar të përzgjedhjes/emërimit, vetëm nëse ndërtohet një proces transparent dhe me rregulla të qarta, që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve të rëndësishme, si dhe krijon premisën e nevojshme për të ruajtur besimin e qytetarëve tek këto organe.
Top Channel