Sekretari i Përgjithshëm i PL-së,Tedi Blushi, foli në Kuvend për pensionet, teksa nuk kurseu as fjalët për deputeten socialiste, Zegjine Çaushi.
Kjo e fundit ka reaguar menjëherë pas përfundimit të fjalës së Blushit, teksa etiketimin e kishte për kreun e PL-së, Ilir Meta.
Tedi Blushi: Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie? Keni prindër dhe familje? Dua t’u them pensionistëve të mos mashtrohen sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim.
Zegjine Çaushi: I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam çfarë përgjigje t’i jap atij dhe këto mesazhet që t’i çon në telefon. Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është sepse mbase na sheh.
Top Channel