SHBA urdhëron sulm të dytë ndaj Venezuelës, ndërhyn kreu i Marinës, shpërthen skandali në Uashington

02/12/2025 12:37

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një komandant i lartë i Marinës Amerikane kishte urdhëruar një raund të dytë sulmesh ndaj një anijeje të dyshuar venezuelase të dyshuar se transportonte lëndë narkotike.

Sulmi “me dy goditje” më 2 shtator ka tërhequr tani vëmendjen dypartiake midis ligjvënësve amerikanë. Washington Post raportoi së fundmi se dy persona i mbijetuan shpërthimit të parë dhe ende ishin të kapur pas anijes që po digjej kur u vranë, çka ngre pyetje të reja mbi ligjshmërinë e goditjes. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pohoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth autorizoi sulmet, por nuk dha urdhër për t’i “vrarë të gjithë”, siç theksohet në raport.

Levatti sqaroi se ishte admirali (Frank) Bradley ai që urdhësroi sulmin shtesë, por që sipas saj kishte vepruar brenda kornizave të atoritetit të tij dhe ligjit”.  Më shumë se 80 persona janë vrarë në një numër sulmesh të ngjashme në Detin e Karaibeve që nga fillimi i shtatorit. Çdo njoftim nga zyrtarët amerikanë zakonisht shoqërohet me video, por pa prova për trafikimin e dyshuar të drogës dhe pak detaje se kush ose çfarë ishte në bordin e secilës anije.

Në mesin e tensioneve në rritje mes dy vendeve, mbërriti lajmi se presidentët Trump dhe Nicolas Maduro kanë biseduar në telefon. Edhe pse përmbajtja e bisedës nuk është bërë zyrtarisht e njohur, Senatori republikan amerikan Markëayne Mullin bëri të ditur se Uashingtoni i kishte dhënë Maduros mundësinë të largohej nga vendi i tij. “Ne i thamë se mund të shkonte në Rusi ose në çdo vend tjetër,” i tha senatori i Oklahomës transmetuesit amerikan CNN. Trump gjithashtu komentoi raportet në mediat amerikane për operacionin ushtarak amerikan kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në 2 shtator.

“Nuk doja që të bëhej në atë mënyrë,” tha Trumpi, duke iu referuar vrasjes së të mbijetuarve, Ai bëri të ditur se dëshiron të verifikojë akuzat, ndërsa Karakasi foli për një “agresion” nga Uashingtoni.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta