Portieri i Interit lë pas makthin, Martinez rikthehet në fushë me zikaltrit pas aksidentit ku i mori jetën një 81-vjeçari

02/12/2025 09:50

Pas fitores së rëndësishme kundër Pisës, Interi nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin.

Skuadra u rikthye menjëherë në stërvitje për t’u përgatitur për sfidën e së mërkurës në mbrëmje në San Siro ndaj Venezias, ndeshje e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë.

Trajneri Chivu pritet të kryejë rotacion të gjerë, duke u dhënë minutë shumë lojtarëve të vijës së dytë, të cilët së fundmi kanë bërë diferencën. Pio Esposito ndryshoi lojën në Pisa pasi zëvendësoi Marcus Thuram, ndërsa Piotr Zielinski, me dy gola në dy ndeshjet e fundit, po konfirmon momentin fantastik. Edhe Andy Diouf ka impresionuar në dy paraqitjet e fundit, duke u rikthyer si alternativë e vlefshme në krahun e djathtë mes mungesave të Dumfries, Darmian dhe formës së dobët të Luis Henrique.

Pika kryesore e ndeshjes është rikthimi i portierit Josep Martínez, i cili pritet të luajë për herë të parë pas një muaji, pas aksidentit të rëndë automobilistik ku humbi jetën një 81-vjeçar. Rikthimi i tij në fushë shihet si një moment i rëndësishëm për skuadrën dhe vetë lojtarin, që tashmë është riaftësuar plotësisht.

Interi nuk pritet të rikuperojë lojtarë të tjerë për sfidën e Kupës. Ange-Yoan Bonny, që mungoi në Pisa për shkak të gripit, nuk është stërvitur as sot me ekipin. Në mesfushë, pritet të rikthehet Henrikh Mkhitaryan: armenët iu ndërpre loja në Napoli pas kontaktit me Di Lorenzo, por tani është rikthyer në grup dhe mund të luajë nga fillimi për të marrë ritëm.

Nerazzurrët hyjnë në një periudhë të ngarkuar ndeshjesh me tri sfida të rëndësishme në vetëm dhjetë ditë: Como, Liverpool dhe Genoa. Chivu do të ketë nevojë për gjithë kontingjentin e tij — duke nisur nga rikthimi i rëndësishëm në portë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta