Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

02/12/2025 18:54

Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në lagjen Kala të Elbasanit. Zjarri i cili përfshiu çatinë e banesës rrezikoi edhe shtëpitë rrotull për shkak të afërsisë që kanë ndërtesat në lagjen Kala.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve u bë e vështirë për shkak të rrugicave të ngushta, megjithatë efektivët e ndërhyrjes kundër zjarrit arritën të venë nën kontroll flakët dhe të shpëtojnë paprekur shtëpitë ngjitur.

Mendohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë cigare e hedhur e ndezur apo përdorues të lëndëve narkotike të cilët gjejnë strehë në shtëpitë e pabanuara.

Disa muaj më parë një tjetër shtëpi e pabanuar në lagjen Kala u përfshi nga flakët duke i djegur totalisht.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta