Pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja merr detyrën e zv/ministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit

02/12/2025 14:22

Pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Marinela Prifti është zv/ministrja e re në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në kuadrin e ristrukturimit të institucionit.

Njoftimi u bë me dije nga ministri Blendi Gonxhe, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:

“Marinela Prifti, nga sot Zv. Ministre e re në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, do të jetë një vlerë e shtuar në drejtim, krahas dy Zv. Ministrave të rikonfirmuar, Lira Pipa dhe Endrit Hoxha, në kuadrin e ristrukturimit të institucionit.

Marinela ka përfunduar Masterin Shkencor në Mësimdhënien e Gjuhës Italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Masterin për Përkthim dhe Interpretim në Universitetin e Strasburgut, si dhe Masterin Shkencor në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të BE-së në Universitetin e Tiranës. Në vijim, ka ndjekur një program specializimi në fushën e gjuhësisë në Universitetin Françeskan të Ohio-s, si dhe specializime të ndryshme në Institutin e Kërkimeve Shkencore të Kombeve të Bashkuara në fushën e diplomacisë dhe ka kryer një Program Ekzekutiv për Komunikim pranë Harvard Kennedy School.

Marinela ka qënë drejtoreshë për Ballkanin e Festivalit të Filmit Giffoni në Itali, ndërsa në kuadër të formimit akademik, ka marrë pjesë në konferenca dhe kongrese të ndryshme shkencore. Gjithashtu ka ushtruar detyrën e Këshilltarit të Ministrit pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Aktualisht është pedagoge pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe doktorante në Universitetin e Tiranës”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta