PD jo vetëm me “Foltoren” e Berishë, siç u parashikua Salianji nesër takim me demokratët në Durrës

02/12/2025 22:06

Siç ishte parashikuar, demokrati Ervin Salianji do të zhvillojë ditën e nesërme diskutime me demokratët në Durrës.

Në herët, Salianji mbajti takim në Tiranë me kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, ish-deputetë dhe anëtarë të votuar brenda strukturave, për të diskutuar për të ardhmen e partisë më të madhe të opozitës.

Pjesëmarrësit kanë qenë Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti më i votuari në Tiranë, Hysen Kadiu me që rezultati e nxori të parin e më të votuar në Primaret e Tiranës e u la jashtë listave, Aulon Kalaja më i votuari në listën e hapur Durrës, Gent Cela më i votuari Qarku Fier, Qani Xhafa i Elbasanit, Ted Kopliku më i votuari Qarku Shkodër, Xhemal Gjunkshi Qarku Dibër, Alma Kore më e votuara Qarku Gjirokastër, Parid Mahmutaj më i votuari Qarku Berat, Nada Daullja Qarku Vlorë dhe një sërë kandidatësh të votuar dhe fituesit e primareve.

Qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta