Hyri me forcë në shtëpinë e ministres belge/ Shqiptari dënohet me 1 vit burg dhe 1600 euro gjobë, shenjat e gishtave e nxjerrin zbuluar
02/12/2025 17:48
Një shqiptar është dënuar me 1 vit burg dhe gjobë prej 1600 eurosh për hyrjen me forcë në shtëpinë e ministres belge Zuhal Demir janar të 2023-it.
Ai u zbulua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një kuti kursimi parash, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 7 janar 2023, ku shqiptari hyri me forcë përmes një dritareje në shtëpinë e Ministres së Arsimit, Drejtësisë dhe Punësimit Zuhal Demir në Genk, edhe pse banesa ishte e rrethua me një gardh.
Sipas mediave lokale, ai kontrolloi shtëpinë , por në fund iku duke marrë vetëm 50 euro nga një kuti parash, ndërsa u dënua me 1 vit burg dhe gjobë prej 1600 eurosh.
Top Channel