EMRAT/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, policia zbardh ngjarjen: Arrestohet ortaku Xhino Ago, shkak i vrasjes dyshohet…

02/12/2025 14:20

Është zbardhur vrasja e ndodhur dy ditë më parë në Elbasan, ku u ekzekutua biznesmeni Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.

Policia njofton sot zyrtarisht se ka arrestuar ortakun e viktimës, Xhino Ago, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se po ashtu u arrestua roja i karburantit Kujtim Pisha, 52-vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në kërkim u shpall Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Marselo Arani është arrestuar më herët nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Agos i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Aranit.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve mes dy ortakëve, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta