Drogë brenda çokollatës, vihet në pranga 22-vjeçari shqiptar në Itali
02/12/2025 13:18
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 22-vjeçar, banues në Spinetoli të Italisë, i dyshuar se bënte pjesë në një rrjet trafiku kokaine në zonë.
Mediat e huaja raportojnë se gjatë një kontrolli rutinë, ai u kap me drogë të fshehur në një çokollatë.
Ai u arrestua në fundjavë, kur një patrullë e Guardia di Finanza po patrullonte zonën e Monsampolos, në rrugën Salaria. Oficerët ndaluan një Toyota Auris të drejtuar nga i riu shqiptar, i cili u duk nervoz kur iu kërkua e identitetit.
Nga të dhënat e policisë rezultoi se 22-vjeçari kishte disa dënime të mëparshme për trafik droge. Policia i gjeti një paketim çokollate në xhepin e derës së shoferit, që përmbante 15 doza kokaine, me peshë rreth 8 gramë.
Top Channel