Spiropali takohet me Ali Ahmetin dhe zyrtarë të tjerë: Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje Parlamentit që të shtyjë Gjykatën Kushtetuese për të zhvilluar seancë të hapur plenare për shqyrtimin e çështjes Balluku.
“I kërkoj parlamentit të bëjë të gjitha demarshet që Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun, në të cilën shqiptarët të shohin me sytë e tyre, të dëgjojnë me veshët e tyre se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare.
U bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet dyditore të Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venecias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, nuk i ka shkruar kurrë”-u shpreh Berisha.
Top Channel