Kod i ri Zgjedhor dhe votim në Kuvend brenda korrikut 2026, miratohet me konsensus programi i punës së Komisionit të Reformës
Në komisionin për Reformën Zgjedhore, deputetët e opozitës komentuan arrestimin e zyrtares së Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat Gjin Gjoni tha se shpreson që ky rast korrupsioni të mos ketë lidhje me Kolegjin e Europës në Shqipëri.
Komisioni Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës
“Morëm dhe një lajm të mirë, Mogherini rektore aktualisht është arrestuar për shkak të korrupsionit dhe shpresoj të mos jetë e lidhur edhe me korrupsionin në lidhje me zgjedhjen e Kolegjit të Europës në Shqipëri. Të shpresojmë”, tha Gjin Gjoni.
Nga ana tjetër deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se duhet ndaluar mbështetja për diplomatët e huaj.
“Ndaloni mbështetjen madhështore për diplomatët e huaj, ja tek e keni mbështetësen tuaj Federika Mogerini, nisur nga lajmet e fundit, e kanë arrestuar për Kolegjin e Evropës. Ndaloni përdorimin e diplomatëve të korruptuar në Tiranë. Ata duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve, me valixhe në bodrum apo me zarfa në duar. Ja ku e keni Federika Mogerinin, e arrestuar, që ju mbështeti për reformën në drejtësi, i dhatë edhe tokë publike në zemër të Tiranës. I keni falur tokë atje ku protestojnë qytetarët, në mes të Tiranës. Pse? Ne këtu jemi të gjithë të barabartë. Jeni ju që duhet të na dëgjoni ne”, u shpreh Tedi Blushi.
Top Channel