Përballja për kreun e La Ligës, Barcelona-Altetico Madrid, drejtpërdrejtë në DigitAlb
Rodrygo po kalon një moment të vështirë te Real Madrid, pasi ka arritur 30 ndeshje zyrtare pa shënuar, duke barazuar rekordin e Marianos për më shumë ndeshje radhazi pa gol në histori të klubit, sipas statistikave të Mister Chip.
Mungesa e golave për sulmuesin brazilian arrin tashmë 1,339 minuta, dhe ai është afër një rekordi tjetër negativ të Rafa Marañón me 1,416 minuta pa shënuar.
Goli i fundit i Rodrygos ishte më 4 mars ndaj Atlético Madrid në Ligën e Kampionëve, dhe që atëherë ai ka dhënë vetëm tre asiste për skuadrën.
Megjithatë, braziliani ka treguar formë të mirë me Kombëtaren e Brazilit, ku ka shënuar dy gola gjatë pushimit ndërkombëtar të tetorit.
Nesër ai do të përballet me Athletic Bilbaon, një mundësi për të ndërprerë këtë seri të gjatë dhe të padëshiruar.
Top Channel