Një rrugë në New York merr emrin Isa Boletini, Këlliçi: Roli i diasporës shqiptare në SHBA, i pazëvendësueshëm
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka ndarë detaje të tjera nga vrasja e biznesmenit Edomond Hyka, alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
E ftuar në ‘Top Story’, Anila tregoi se një vit më parë të ndjerit i ishte bërë një kontroll në banesë, ku i ishin kapur disa dokumente të falsifikuara dhe një armë për të cilën ai edhe u akuzua.
“Për momentin kemi të shoqëruar Renaldo Gjonin. Ende nuk ka një pistë konkrete për të vendosur gishtin. Renaldo Gjoni është nga Lezha, ka dyshime që u identifikua nga automjeti i djegur. Makina dyshohet se ishte shitur kohë më pare te një person tjetër. Grupi hetimit është fokusuar te përdoruesit e fundit të makinës. Drejtimi tjetër lidhet e të kaluarën e të ndjerit, që në 2024 u kontrollua edhe banesa për narkotikë, pasi policia dyshonte se i ka zhdukur gjurmët e dozave të drogën në tualet. Është kryer një kontroll ku u gjet një armë dhe dokumente false dhe u ngrit akuza për të ndjerin për armë-mbajtje pa leje. Nëna pretendonte se i biri nuk kishte dijeni për armën dhe nga kjo çështja u pushua. E treta lidhet me dyshimet dhe aktivitetin e të ndjerit, dhe ka dyshime nga agjentët për aktivitetin e Fajdeve, por edhe kto janë ende dyshime.
Në Elbasan ka grupe kriminale me veprimtari disavjeçare që kanë veprimtari në Amerikën Latine. Qyteti i Elbasanit është në vendin e 2 për shpërndarjen e drogës në qytet, sidomos në lagjen 5 maj. Ka nisur edhe procedim penal pasuror për të ndjerin”, u shpreh gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Top Channel