Video/ U hodh nga muri brenda kopshtit zoologjik, luani sulmon për vdekje të riun

01/12/2025 17:24

Një 19-vjeçar është sulmuar për vdekje nga një luan në një kopsht zoologjik në Brazil, pasi hyri në kafazin e tij.

Sipas Daily Mail, 19-vjeçari, i identifikuar si Gerson de Mello Machado, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në një video të regjistruar nga vizitorët e Kopshtit Zoologjik Arruda Câmara, i riu shihet duke zbritur nga një pemë dhe menjëherë duke u sulmuar nga luani.

Autoritetet lokale njoftuan se 19-vjeçari fillimisht u ngjit në një mur 6 metra të lartë, pastaj kaloi telin me gjemba dhe në fund përdori një pemë për të zbritur në kafazin e luanit.

Pas aksidentit, kopshti zoologjik është mbyllur deri në njoftim të dytë, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e tragjedisë, duke pretenduar se kompania po zbatonte të gjitha masat e sigurisë.

“Ai ishte një fëmijë që ka pësuar shkelje të të drejtave të tij. Ishte djali i një nëne me shizofreni dhe gjyshërve me probleme mendore. Jetonte në varfëri ekstreme”,-tha një kujdestare e të riut.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta