Takimi mes kandidatëve më të votuar të listave të hapura të PD, Berisha: Unë i kam pritur dhe i pres ata që kërkojnë të më takojnë 

01/12/2025 13:27

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Sali Berisha u ndal te takimi i mbajtur pak ditë më parë mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me kandidatët e PD më të votuar të listave të hapura të 11 majit.

Berisha tha se ata janë vlerë e çmuar e PD, ndërsa shtoi se i ka pritur dhe i pret personat që kërkojnë të takohen më të.

“Kam pritur dhe pres persona që më kërkojnë takim ose persona që i thërras për arsye pune. Kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike. Në të cilat çdo anëtar dhe drejtues është i ftuar që të japë çdo mendim. Një kafe absolutisht është i lirë. Ata kanë ardhur, kam biseduar. Këta personazhe janë vlerë e çmuar e PD-së”, tha ai.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta