Shpërndanin materiale të abuzimit të fëmijëve me përmbajtje satanike, katër të arrestuar

01/12/2025 11:48

Autoritetet australiane kanë arrestuar katër persona në Sydney, të dyshuar për shpërndarje dhe posedim të materialeve të abuzimit me fëmijë, përfshirë materiale me përmbajtje satanike.

26-vjeçari u akuzua për vënien në dispozicion, shpërndarje dhe posedim të materialeve abuzive, ndërsa tre të tjerët, të moshave 46, 42 dhe 39 vjeç, u akuzuan për posedim dhe shpërndarje të këtyre materialeve.

Policia ka sekuestruar “mijëra dosje” dhe po heton për anëtarë të tjerë të grupit, që dyshohet të kenë shpërndarë materialet në platforma ndërkombëtare të koduara.

Detektivja Supt. Jayne Doherty tha se abuzimi ishte veçanërisht i rëndë pasi përfshinte simbole dhe rituale gjatë shpërndarjes së materialeve. Të katër të dyshuarit janë ndaluar pa mundësi lirie me kusht dhe do të paraqiten në gjykatë në janar 2026.

“Kishte një pamje shumë ritualiste”, shkruajnë mediat australiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta