“Le të ndajmë me botën përreth dashurinë që kemi brenda nesh”, Melania Trump publikon videon nga Shtëpia e Bardhë e dekoruar
Richard Hughes, kreu i Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore (OBR) në Mbretërinë e Bashkuar, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të parakohshëm të një raporti të rëndësishëm fiskal, i cili përmbante informacion të ndjeshëm për tregun.
Hughes u kritikua ashpër javën e kaluar, pasi parashikimi i OBR-së, së bashku me të gjitha politikat kryesore buxhetore, u shfaq online përpara shpalljes zyrtare nga ministrja e Financave, Rachel Reeves.
Sipas ‘Sky News’, pas incidentit, Hughes deklaroi se do të respektojë rekomandimet e hetimit të nisur nga vetë institucioni dhe se do të qëndrojë në detyrë vetëm për aq kohë sa ka besimin e kancelares.
Në një letër drejtuar kancelares dhe kryetares së Komitetit të Thesarit, ai konfirmoi dorëheqjen e tij, duke e përshkruar ngjarjen si një “gabim teknik, por serioz”.
“Shpërndarja e pavullnetshme dhe e parakohshme e Raportit tonë të Perspektivës Ekonomike dhe Fiskale më 26 nëntor ishte një gabim teknik, por serioz,” shkroi Hughes në letër.
Ky incident ka ngjallur shqetësime për besueshmërinë e OBR-së dhe menaxhimin e informacionit të ndjeshëm fiskal në Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel