“Po i bën presion Gjykatës”, Berisha akuza Ramës për ‘çështjen Balluku’: Mashtron për qëndrimet e Komisionit të Venecias

01/12/2025 14:40

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, akuzoi kryeministrin Rama për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar këtë një akt të pashembullt në Shqipëri dhe Europë.

Berisha tha se, Rama po përpiqet të mbrojë ministren Belinda Balluku nga përgjegjësia penale.

Sipas tij Sali Berisha deklaroi se Rama po mashtron publikisht për qëndrimet e Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke thënë se këto institucione nuk e kundërshtojnë pezullimin e ministrave dhe se proporcionaliteti është parim i njohur në çdo procedurë ligjore.

“Të pezullosh një ministër nuk do të thotë thjesht të pezullosh vetëm një individ apo funksionar, por do të thotë të pezullosh një autoritet me fuqi ekzekutive vendimmarrëse dhe t’i pamundësosh pjesëmarrjen në Këshillin e Ministrave. Mashtrim, mashtrim dhe mashtrim i paturp.

Kur një ministër sëmuret 6 muaj dhe e pezullon i gjithëfuqishmi, është zëvendësi që përfaqëson ministrin në Këshillin e Ministrave, që kryen detyrat e ministrave. Pra, me këtë që thotë, pranon fajësinë e vet sepse përpiqet të mashtrojë publikun me çdo lloj argumenti. Po u pezullua ministri, nuk ka kush sjell vendimet. Vendimet i sjell zëvendësministri.

Po ai vetë do pezullohet sepse Lubia, 80 përqind të firmave në vend të kryeministrit janë të Lubisë.
Çfarë do të thotë ai kur gjykatësi të kërkojë pezullimin, se nuk ka kush e paraqet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave? E paraqet zëvendësi. Pa diskutim.

Nuk ka asnjë ministër në Shqipëri që është zgjedhur nga sovrani si ministër. As kryeministri nuk është zgjedhur si kryeministër. Ka vetëm një botë, Izraeli ku zgjidhet kryeministri. Në Shqipëri jo. Kështu që ikën, nuk ka asnjë gjë. Çfarë ka këtu? E kuptoni ju ku shkon nga tmerri, paniku dhe frika që ka? Çfarë mendoni ju se ky qan hallin e Lubisë?

Po ky nuk pyet për njeri në botë kur vjen puna për veten e tij. Sado që e ka përdorur Luibinë në shkallë ekstreme, ai do e lëshonte atë në Lanë, por nuk e lëshon dot se janë mesazhet në dosje në të cilat është më delinkuent Rama se Lubia. Dhe nuk janë vetëm në dosje. Prandaj ky konstitucionalist i madh thotë se kryeministri rri në detyrë ose largohet nga detyra me dorëheqje. Ose me dënim të formës së prerë sipas ligjit.

Këto janë trillime dhe mashtrime. Komisioni i Venecias, meqenëse i referohet, nuk ka asnjë fjalë në asnjë rresht, në asnjë këshillë për ministrat. Por masën e pezullimit e parashikon së pari për të mbrojtur të dhënat e hetimit.”, tha Berisha.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta