Maduro largohet nga vendi i tij pas ultimatumit të Trump? Presidenti i Venezuelës shuan dyshimet
Përvec gafës së Mclarenit, një zhurmë të madhe pas garës së Katari bëri edhe ‘parakalimi’ kontrovers i Lando Norris kundrejt Andrea Kimi Antonellit me britanikun që u rendit në vendin e katërt dhe që në Cmimin e Madh të Abu Dhabi do të mund të fitojë titullin edhe me një vend të tretë pas Verstappen e Piastri.
Në kohën e rrjeteve sociale, talenti italian i Mercedes, ka marrë kërcënime, disa edhe me vdekje dhe fyerje të ndryshme, gjë që Antonelli e sinjalizoi përmes një rrethi të zi në foton e tij të profilit në llogarinë e tij në Instagram. Më shumë se 300 kërcënime u panë në llogarinë e pilotit me mercedes që është gati t’ia transmetojë ato FIA.
Kur kishte përfunduar gara, Helmut marko dhe inxhinieri i makinës së Verstappen, Gianpiero Lambiase akuzuan hapur Kimi Antonellin që e la vetë Norris të parakalojë duke simuluar një gabim në drejtimin e tij. Ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne Red Bull doli me një komunikatë ku kërkonte ndjesë pilotit italian.
‘Komentet e bëra para dhe pas garës së Katarit duke sugjeruar se piloti i Mercedes kishte lënë enkas Norris ta parakalonte, janë qartësisht të gabuara, imazhet televizibve tregojnë Antonellin që humbet një moment kontrollin e makinës, duke lejuar Norris ta parakalojë. Na vjen sinqerisht keq që kjo ka bërë që Kimi të pësojë abuzime online-theksohet në komunikatën e Red Bull.
Top Channel