Lëvizjet e brendshme në selinë blu/ Ish-deputeti: U shqetësuan për kafen e demokratëve. Drejtuesi i PD është larguar nga strukturat e partisë

01/12/2025 13:23

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Shqipëria Live’ , foli për lëvizjet e brendshme në selinë blu.

Sula u ndal tek kafja mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit, ku tha se PD dhe drejtuesi janë të shqetësuar nga kjo kafe.

Sipas tij, Foltorja prishi strukturat e PD-së, ndërsa shtoi se vetë drejtuesi i partisë është larguar nga strukturat e Partisë Demokratike.

Po flet një person që nuk shquhet për fjalë të bukura, por për një kafshë politike, terreni që ka demonstruar fitore të forcës sime, nga viti 2005-2021. Duke njohur terrenin shumë mirë, pëllëmbë më pëllëmbë dhe parashikimet që kam bërë, partia dhe drejtuesi, janë të shqetësuar më shumë për kafene e këtyre demokratëve me njëri-tjetrin, dhe jo për kafen e mortit që rri te dera e PD që nga viti 2013. Ka një problem thelbësor sot për PD. Kupola e PD, drejtuesi, është shkëputur totalisht nga strukturat e PD, një parti ekziston në sajë të kapilarëve që janë strukturat seksionet dhe degët e PD. Kjo po ndodh sepse edhe drejtuesit e kanë të pamundur të shkojnë në bazë, janë efecientë apo drejt shuarjes.

Unë nuk e kafshoj gjuhën, sigla dhe loga e PD është më e dobët se ajo e PS. Ndërkohë që PD ka figura si Kalaja, Alimehmeti dhe Tabaku që kanë fituar vota individuale. Sali Berisha është njeriu sot për sot më i fortë në PD, pa diskutim.”, u shpreh ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta