Kërkojnë fonde nga qeveria, fermerët grekë vijojnë grevën, vijon e bllokuar pika kufitare e Kakavijës

01/12/2025 22:05

Pika kufitare e Kakavijës po vijon ende, kjo pasi fermerët grekë janë në grevë.

Këta të fundit po kërkojnë nga qeveria e Greqisë fonde, teksa theksojnë se fondet e Bashkimit Europian që duhej tu jepeshin janë shpërdoruar.

Greva e fermerëve grekë po bëhet në Kallpaq, ku kryqëzohen rrugët e dy pikave të kalimit Kufitar Kakavijë e Tre Ura.

Raportohet se greva do të vijojë për një javë, por nëse s’do të ketë bisedime paralajmërojnë për bllokime në të gjithë territorin grek.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta