Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli ngre alarmin: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Romë, Paris dhe… 22/03 01:10
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi këtë të hënë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi janë të papranueshme.
Ai paralajmëroi të gjitha “palët e përfshira”, pas raportimeve se një anije pa pilot goditi tankerin pranë bregdetit të veriut të Turqisë.
“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka filluar të kërcënojë sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. Goditja e anijeve në Zonën tonë Ekskluzive Ekonomike të premten tregon për një përshkallëzim shqetësues”, tha Erdogan për gazetarët.
Turqia njoftoi të shtunën se një tanker që bën pjesë në flotën e ashtuquajtur “hije” të Rusisë, u godit nga një anije pa pilot, rreth 35 milje larg bregdetit turk të Detit të Zi.
Top Channel