I dyshuari për të shtënat ndaj Gardës Kombëtare probleme me shëndetin mendor? E-mailet e nxjerrin “zbuluar”, qëndroi i izoluar…
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka kritikuar ashpër një gazetare të New York Times për një artikull të publikuar javën e kaluar, në të cilin Presidenti Donald Trump përshkruhej si “një njeri në rënie”.
Artikulli portretizonte Trumpin, 79 vjeç, si duke fjetur në Zyrën Ovale dhe pretendonte se presidenti i 47-të ka më pak angazhime publike në axhendën e tij të ngjeshur sesa kishte gjatë mandatit të tij të parë.
“Dua të theksoj një lajm të rremë që u publikua gjatë fundjavës, para se t’ju lë të flisni,” tha Leavitt me tone të ashpra gjatë konferencës së së hënës. “New York Times zuri rreth një të tretën e kalendarit të përditshëm të presidentit dhe pretendoi se ai po bën më pak sesa në mandatin e tij të parë, ose se mund të mos jetë i përshtatshëm për detyrën. Kjo është plotësisht e pavërtetë”, tha ajo.
Ajo shtoi se është “thellësisht e turpshme” që artikulli u shkrua nga e njëjta media dhe i njëjti gazetar që, sipas saj, minimizuan incidentet e Presidentit Joe Biden në kohën kur ai ishte në detyrë.
“E njëjta media, i njëjti gazetar që shkroi se Presidenti Biden ishte ‘100 për qind mirë’ pasi u pengua teksa hipte në Air Force One, tani thotë se Presidenti Trump nuk është i përshtatshëm për këtë punë. Po bëni shaka?” u shpreh Leavitt.
Sipas raportit të mjekut të tij, të publikuar sot, sistemi kardiovaskular i Trump është “në gjendje të shkëlqyer”.
Skanimet e barkut ishin gjithashtu “krejtësisht normale” pasi “të gjitha organet kryesore duken të shëndetshme”, thotë Dr. Sean Barbabella.
“Si pjesë e kontrollit gjithëpërfshirës fizik ekzekutiv të Presidentit Donald J. Trump, u krye imazheri e avancuar sepse burrat në grupmoshën e tij përfitojnë nga një vlerësim i plotë i shëndetit kardiovaskular dhe abdominal”, shpjegoi mjeku presidencial Dr. Sean Barbabella.
“Imazheria kardiovaskulare e Presidentit Trump është krejtësisht normale”, tha ai.
Top Channel